Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:12 Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026 Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, të zhvilluar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama rrëfehet në Amsterdam: Isha i angazhuar në lëvizjen kundër regjimit që e pati shkëndijën e parë në Akademinë e Arteve

Rama rrëfehet në Amsterdam: Isha i angazhuar në lëvizjen kundër regjimit që e pati shkëndijën e parë në Akademinë e Arteve

Politikë
E diel, 3 Korrik 2022 20:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Amsterdam, teksa së fundmi ka folur në qendrën e mirënjohur “De Balie”, me temë “Cila është e ardhmja e Shqipërisë në Europë?”. Rama rrëfeu mënyrën sesi nisi të merrej me arte dhe nisjen e rrugëtimit të tij politik, ndërkohë që nuk mungoi dhe një koment për babain e tij.

“Kam 20 vjet që jam në politikën e ditës dhe sigurisht që jam infektuar. Jam marrë me art që tre vjeç dhe jeta ime është e lidhur me pikturën dhe artin. Mendoja se kur t’i futesha politikës ko do mbaronte por jo nuk mbaroi dhe ngjyrat hynë në tryezën time të punës dhe po bëj një formë arti që po vlerësohet më shumë se arti i mëparshëm. Kjo është një temë komplekse se njerëzit do thonë se vjen ngaqë jam kryeministër”, tha Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra nuk ju thonë dot që nuk ju pëlqejnë?

Më kujtohet njëherë që pata njëherë një pyetje nga mbretëresha e skenës së artit të Nju Jorkut, të cilës i thashë pse e do ta kesh ekspozitën time se jam kryeministër apo të pëlqen vërtetë.

Ajo mu përgjigj duke thënë se George Bush ishte Presidenti ynë dhe kurrë nuk do e kisha ekspozitën e këtij këtu, ndaj mendoj se është për të dyja arsyet.

Çfarë kërkoni të shprehni përmes artit, cili është funksioni për ty?

Nisi e gjitha jo për të qenë art, sinqerisht nisi se nuk isha i mësuar me mbledhjet. Kur u bëra Ministër Kulture kisha pirgje të tëra para meje në mbledhje dhe unë vetëm pikturoja. Kolegu im nga ministria e Arsimit më thoshte a ta marr unë këtë dhe kur shkova ta takoja më vonë në zyrën e tij, më tha a do të tregojë koleksionin tim të artit dhe më tregoi pikturat e mia dhe dukeshin mirë. Dhe u ndjeva i vjedhur, dhe shkova i thashë në zyra asistentes sime që ai më kishte vjedhur. Ai kishte disa akuza atëherë, ndërsa asistentja më tha se ke më shumë se kaq, pra kishte mbledhur shumë piktura të miat. Pra e bëja për të mbajtur mendjen në vend.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Babai juaj ishte skulptor. Ishte e çuditshme, e pazakontë një udhëtim karriere në kohën e Enver Hoxhës?!

Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte një skulptor zyrtar, ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Kjo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte një arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie të fortë, mjaft intensive dhe me shumë tension dhe atij i detyrohem për atë çka jam. Ishte baba liberal, nuk donte të impononte ideologjinë dhe mënyrën e të menduarit të tij.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Pra u bëtë artistë falë tij?

Ndoshta për shkak të tij unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit por falë tij u bëra edhe e kundërta e tij, sepse lufta e përjetshme babai me djalin, dhe djali me babanë.

Prandaj u bëtë demokrat dhe jo komunist, a po jeni social demokrat?

Nuk e di realisht, është e vështirë të përshkruaj veten. Por u bëra një njeri që e donte me çdo kusht lirinë e vetë. Dhe më kujtohet këtu ardhja ime e parë në Amsterdam. Isha i angazhuar në lëvizjen kundër regjimit që e pati shkëndijën e parë në Akademinë e Arteve. Unë nuk doja të merresha me politikë por shijova lirinë, shisja piktura dhe udhëtoja në disa vende të botës. Më kujtohet kur erdha në Amsterdam në 1992 dhe mora në telefon familjen nga një kabinë dhe i thashë tani e di çka është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku merr frymë lirie, nuk është e njëjta gjë është një vend ndryshe. Unë në fakt vuaj nga astma dhe jam i mirë të njoh shkallët e ndryshe të frymëmarrjes dhe në atë kohë ishte vendi i 7 apo 8 që vizitoja dhe ishte liria e vërtetë. (marrë me shkurtime)

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Para 2 minutash

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Para 8 minutash

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola
Para 14 minutash

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 16 minutash

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.