Rama: Rritja e pagës minimale do të vijojë me faza tranzitore mbështetëse për biznesin

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në kompleksin industrial ku operon kompania koreano-jugore Yura Corporation Albania në Fier, ku vlerësoi standardet e larta të prodhimit dhe kushtet e punës, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Kjo kompani sot numëron rreth 2000 punonjës nga 300 që kishte në krijimin e saj dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve deri në 3000 të punësuar.

Në bisedën me punonjësit, Rama u ndal veçanërisht tek politika e qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se kjo do të vijojë si një prioritet i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne do të vazhdojmë ta rrisim pagën minimale. E kemi marrë këtë angazhim, por kemi marrë po ashtu angazhimin që, duke e rritur pagën minimale, të mbështesim këtë proces rritjeje me faza tranzitore lehtësuese për punëdhënësit, që t’i adoptohen rritjes së re, siç aktualisht po bëjmë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri kujtoi se ku nëntëmujori i parë pas rritjes së pagës ka sigurime shoqërore dhe shëndetësore të mbuluara nga fondi i shtetit, fondi i sigurimeve, dhe jo nga punëdhënësi.

“Askush nuk flet për realitetin e kompanive në Shqipëri. Duket sikur Shqipëria nuk ka kompani, sikur Shqipëria nuk ka prodhim. Po të hapësh pasqyrat e informacionit nëpër ekranet e celularëve apo në ekranet e televizorëve, dëgjon thashetheme, dëgjon sajesa, dëgjon akuza, dëgjon gjithëfarë lloji gjërash që shqetësojnë elitën e bulevardit të Tiranës, por zor se merr vesh dhe dëgjon që ekziston në Fier një kompani me 2000 punonjës, që është pjesë e rrjetit të prodhimit të automjeteve Kia dhe Hyundai dhe që bën këtu jo atë fasonerinë e dikurshme, por bën manifakturë të standardeve më të larta ndërkombëtare”, shtoi Rama.

Sipas tij, “Shqipëria sot është në një pozitë tjetër ekonomike”.

“Sot ekonomia na jep mundësinë që ne t’u themi mësuesve, mjekëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, punonjësve të administratës, që kur kalojnë një numër të caktuar vitesh, vjetërsia në punë lexohet tek paga, jo thjesht si nderim dhe respekt për njeriun.
Po kështu, indeksimi i pagës është një gjë tjetër që ne kemi futur si risi në financimin e pagave të punonjësve, gjë që s’e kemi pasur deri dje, sepse s’kishim mundësi ta kishim. Dhe po kështu, rritja e pensioneve e me radhë, e me radhë të tjerat”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?