FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Samit në Tiranë për Ukrainën, vjen edhe Zelensky

Kryeministri Edi Rama deklaroi, ditën e sotme në konferencën për median me gazetarët shqiptarë që kishin shkuar në Shkup, se në Tiranë do të mbahet një samit për Ukrainën dhe se i pranishëm do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Besoj është e rëndësishme të them sot këtu se po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm Presidentin Zelenskyy, ndërkohë që paralelisht me të do përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë proces të Komisionit Europian dhe administratës amerikane për të bërë një bilanc të këtij muaji nga sot deri në fund të shkurtit dhe për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet edhe nga proceset që janë sot në Europë, sepse ka zgjedhje të reja dhe parlament të ri dhe ne do të kapim datat dhe mundësisht të mbyllim këtë paketë, duke bërë ne punën tonë, brenda afateve që ka kjo administratë që është sot në pushtet”, tha Rama nga Shkupi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?