Rama: S’do të tërhiqemi nga presionet e padijes, do të zbatojmë planin

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një mesazh qytetarëve, vetëm disa orë pas miratimit të Kodit të Penal, me disa ndryshime që përcakton disa masa ndëshkimore ndaj atyre që thyejnë karantinën në këtë kohë pandemie globale.

Përmes një postimi në “Facebook” Rama thekson se qeveria do të vazhdojë të zbatojë planin dhe ta adaptojë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës.

MESAZHI I RAMËS
? VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri?

? Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

? Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti!

SHKARKO APP