Rama: Së shpejti shlyejmë detyrimet për çdo të burgosur të regjimit komunist që është gjallë
Ai foli edhe për invalidët për të cilët tha se pak vite më parë gdhiheshin e erreshin para kryeministrisë për të drejtat e tyre.
“Të tjerët njerëzit e zakonshëm të këtij vendi ishin më vete, ata që siç e kujtoi me të drejtë kryetari i bashkisë, ata që me karrocat e tyre të invaliditetit gdhiheshin e ngryseshin para kryeministrisë jo për të marrë ndonjë gjë që s’ju takonte por pagën.
Ata që pasi kaluar kalvarin e ferrit të diktaturës komuniste, ish-të përndjekurit politikë hynë në një kalvar të ri, në kalvarin e pamundësisë jo vetëm për të ndjerë dorën e shtetit por shenjën kuptimplotë të një rehabilitimi moral në një shtet që prezumohej se ishte shteti i tyre.
Kur ne morëm detyrën Shqipëria iu kishte një mal me borxhe. Një mal me borxhe për aftësinë e kufizuar, një mal me borxhe për ndihmën ekonomike. Flasim për miliona e miliona në një mal borxhesh prej 720 mln dollarësh”, tha Rama.
Ai ishte në aktivitetin e organizuar për rikonstruksionin e shkollës “Luigj Gurakuqi” ku falënderoi ekipin e shkollës.
“Mirënjohje dhe shumë respekt për ekipin e kësaj shkolle, për drejtorin e përkushtuar, një mik i vjetër që pas shumë vjetësh pata kënaqësinë ta takoj. Kemi punuar bashkë kur unë drejtoja bashkinë e Tiranës. Besoj se rritja e pagave ka ardhur në momentin e duhur për të gjithë ju por më vjen mirë që ne ja dolëm të bëjmë rritje në këtë moment. Rritje page që është shumë me atë që ishte por nuk është mjaft me ambicien tonë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

