Rama: S’është hera e parë që gaboj. Kërkova ndjesë për “autizmin politik”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

Flitet për gjuhën time që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën, por cilat janë këto? Akoma sot nuk e kuptoj se në cilat nga gjërat që kam thënë, kam bërë gjë tjetër veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka qenë vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë, që ka qenë një gabim kur kam folur për autizëm politik, term i njohur në literaturën politike dhe akademike. Nuk e krijova për të lënduar dikë, por me të drejtë prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm.

Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkuar ndjesë? Unë nuk e di të ketë ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si shpjegohet që këta njerëz të cilët çdo natë çfarë nuk thonë flasin me një gjuhë ekstreme, unë personalisht jam shënjestra kryesore, kriminel hajdut çfarë nuk thonë pa asnjë provë, vetëm dokrra e llafe.
E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë në rrugë, pastaj përsëritet e kthehet në akuzë.
Unë mendoj se në ato që them kur përdor simbolika merrem me thelbin”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?