Rama: Shkolla “Musine Kokalari” mes 25 të tjerave të reja në vend, gati të presë 800 nxënës dhe mësues

”Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ku 25 shkolla të reja hapin dyert dhe të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.

Shkolla e re “Musine Kokalari” është njëra prej tyre dhe tashmë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga kjo shkollë e rindërtuar nga e para.

SHKARKO APP