Rama: Shpallen fituesit për dy projektet e para të korporatës shqiptare të investimeve
Juria ndërkombëtare zgjodhi studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve për katër zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike. Për grupin e parë për lotin e parë për strukturën administrative u zgjodhën studiot COLDEFY (Francë) dhe Snohetta. Për lotin e 2 u zgjodhën studiot ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA). Për grupin e dytë për lotin një dhe dy u zgjodh e njëjta studio BAUKUH (Itali) dhe studio Snohetta (Norvegji). Studiot pjesëmarrëse në konkurs për projektimin e godinave për administratën publike janë Andrea Caputo (Itali) dhe So-il (SHBA), Coldefy (Francë), Embt Architects (Spanjë), Snohetta (Norvegji), Zaha Hadid Architects (Britani e Madhe), Archi-Tectonics (SHBA), Architecture Studio (Francë), Baukuh (Itali), Cook Research (Britani e Madhe), Mad Office (SHBA).