Rama shpërndan mesazhin e Bashës në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin e liderit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa nuk i ka kursyer irontë. Teksa ka shpërndarë reagimin e Bashës në Twitter, kryeministri shton se “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë😀”.
REAGIMI I BASHËS
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?