Rama: Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e kurorës së munguar të drejtësisë

Italianët u sollën si askush tjetër u hapën rrugën shqiptarëve, tha Rama, nuk u ndryshuan as emrat, tha ai, sic ndodhi në Greqi, duke e quajtur një turp për historinë e Evropës demorkatike.

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të  trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme”, tha kreu i qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga kjo marrëveshje e munguar përfitojnë 421 mijë emigrantë shqiptarë.

“Ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht”, tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë iu drejtua të pranishmëve duke thënë se sot “Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës”

Rama vuri theksin: 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur e pensioneve më Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj këtu, dhe një zëdhënëseje shumë e fortë e jona në BE, Giorgia Meloni, ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht.

Sot kam ardhur për t’ju thënë që edhe Shqipëria po e fiton sot njësoj si ju betejën e saj të drejte pa ndalur vrapin dhe duke e ruajtur të palenkundeur besimin në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës!

SHKARKO APP