Rama me Komisioneren e Zgjerimit të BE: Parlamenti ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos si edhe delegacionet respektive.

Pas takimit në Kryeministri, në orën 10:40 ka nisur mbahet konferenca për mediat.

Edi Rama: Po presim komisioneren e zgjerimit në vizitën e saj të parë me shi. Unë ia sqarova që shiu është bereqet dhe kam bindjen që do jetë ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe disbursimit të fondeve shtesë për Shqipërinë. Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE. Duke pasur gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit, shpresoj, jam i bindur, më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë, por si diçka që duhet marrë. Është mbështetja e një institucioni të madh dhe kërkues si BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë. Ne e dimë se nuk ka alternativë tjetër.

SHKARKO APP