FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Situata drejt përmirësimit, KÇK-ja gati të kapë ndërtuesit abuzues

Pas kthimit nga Londra, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, nga ku mori edhe mbështetje për të prekurit e tërmetit tragjik, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte Këshillin e Ministrave.

Rama në mbledhjen e tetë të qeverisë që po zhvillon deklaroi se situata paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate, përmirësohet cdo ditë natyrshëm.

“Sot kemi 22 persona që vijojnë që të marrin shërbim në spital, nga të cilat 16 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 3 jashtë vendit. Gjendja e atyre që po kurohen në Shqipëri është stabël dhe gatishmëria për të spostuar këdo është e plotë. Ministria ka siguruar që në moment që mund të duhet një transferim jashtë kjo të ndodhë pa asnjë vonesë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër për nxerrjen përpara drejtësisë e abuzuesve, Rama tha se: “Nuk bëhet sa hap e mbyll sytë sepse do të shkojnë në gjykatë dhe KÇK-ja është aty dhe nuk do i japim mundësinë të kapë moton e vet, “Kap Çfarë të Kapësh”. Kështu të kemi durim se ky proces kërkon kohë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?