Rama: Situatë alarmante e tregjeve, si në mesjetë

Në një takim me kryebashkiakët për tregjet e kafshëve, kryeministri Rama deklaroi se situata është alarmante në 33 tregje dhe se nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatë veterinare ose të sekuestrohen.

Kryeministri deklaroi se tregjet e gjësë së gjallë kanë probleme të mëdha dhe shtoi se është “detyrë e kryebashkiakëve për mbylljen” e këtyre tregjeve. Rama u shpreh se nuk mund të lejojmë që mishi të theret e të shitet në Shqipëri si në Mesjetë, pasi siguria ushqimore është një nga kushtet e BE.

“Tregjet janë pa standarde. Shërbimi veterinar në ato tregje kryhet në mënyrë informale, me korrupsion dhe pa bërë asnjë shërbim minimal dezinfektimi. Nuk kanë asnjë gjurmueshmëri të lëvizjes së kafshëve dhe produkteve që vendosen në shitje. Jemi shumë të shqetësuar dhe të vetëdijshëm që është trashëgimi e rëndë për ju, por edhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm që keni më shumë se një vit në krye të bashkive”, tha Rama para kryebashkiakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo situatë duhet marrë si alarm dhe jo si gjykim negativ për ju. E di që nuk e përballoni dot të vetëm këtë situatë dhe do të keni mbështetjen e qeverisë. Për të ndaluar këtë situatë të vazhdojë, ju duhet vendosmëri për t’u përballur me këtë informalitet ekstrem që është turp për Shqipërinë”, shtoi kryeministri, i cili shtoi se nga data 1 dhjetor, “kafshët duhet të jenë të pajisura me certifikatën veterinare, përndryshe, do të sekuestrohen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për vitin 2017 do të matrikullohen të gjitha kafshët që mbarështohen e për pasojë nuk do të ketë më kafshë të pamatrikulluara. Nuk mund të lejojmë që mishi të theret e të shitet në Shqipëri si në Mesjetë”, deklaroi Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?