FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: S’ka më kohë për negociata me PD; zgjedhjet më 18 qershor

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë për zgjedhjet e 18 qershorit, ku u shpreh se nuk ka më kohë për dialog. Në “Top Story”, Rama përjashtoi mundësinë që të ulet në tryezë me Partinë Demokratike për të gjetur një zgjidhje politike që ajo të marrë pjesë në zgjedhje.

“Absolutisht që e përjashtoj sepse ne nuk jemi bebisiter dhe nuk ka në politikë një bebisiting për ata që humbin rrugën. Demokracia është rrugë me shumë korsi në krahasim me rrugën me një korsi të komunizmit. Nëse një makineri si PD, që del nga korsia, del në lëndina dhe më pas përfundon në humnerë për shkak të shoferit të saj, ky nuk është faji ynë”, u shpreh Rama.

Protesta e opozitës, thotë Kryeministri, nuk ka lidhje me kërkesat që bëhen prej saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është përpjekje e një grupi drejtues të PD që kanë frikë nga drejtësia, kanë aq shumë frikë nga drejtësia sa janë të gatshëm që ta shkatërrojnë projektin europian të Shqipërisë, t’i dalin kundër Europës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?