Rama skeptik ndaj BE: Dua të shpresoj se zbatimi i reformave është bazë për çeljen e negociatave
Për kryeministrin Edi Rama Shqipëria është në një moment të veçantë, dhe takimi me Komisionerin për Zgjerimin në BE Johannes Hanh dhe Zëvendëspresidenten e BE-së Federica Mogherini sipas tij, konfirmoi angazhimin e BE dhe Shqipërisë për të vijuar me intensitet në rrugën e nisur.
Por kryeministri shqiptar u shfaq disi skeptik nëse zbatimi i reformave të ndërmarra gjatë kësaj kohe, do ti shërbejë marrjes së rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në.
“Faleminderit për kontributin e rëndësishëm për këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë. Ky takim konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të ecur para e për të bashkëpunuar për të ecur përpara me reformat kryesore që janë marrë. Unë mirëprita rekomandimet për 5 prioritetet. Dua të shpresoj se nëse zbatimi i vazhdueshëm i reformave kryesore e kryesisht asaj në drejtësi është një bazë për hapjen e bisedimeve, reforma në drejtësi është një bazë solide për të marrë rekomandimin”- tha Rama .
Ai shprehur besimin se mikpritja e këshillit të MSA-së dhe miratimi në Korrik të amendamenteve për një reformë domethënëse për sistemin e drejtësisë është argument i rëndësishëm për të ecur dhe të përgatisë bisedimet për anëtarësim.
“Unë jam i lumtur që rezultatet e takimit të sotëm dhe për ligjin e vettingut e prokurorëve si një hap për zbatimin e reofmrë, ramë dakort se është e rëndësishme zbatimi i reformës. Vlerësova që BE mirëpriti faktin që shqipëria ndërmori hapa të tjërë në luftën kundër korrupsionit. Reforma në dreëjtësi ëhstë një bazë për hapjen e negociatave për anëtarësim, sic do vedosë themelet për punën që duhet marrë për negociata për kapitullin 23 e 24 dhe do ketë efekt kundër krimit e korrupsionit. Për ne është jetike që të kemi rekomandim pozitiv dhe hap pas hapi të themi se jemi të gatshëm, për ti hapur negociatat. Reforma në drejtësi ka të bëjë me zbatimin e 5 prioriteteve. Si qeveri do bëjmë përpjekje për të vendosur axhendën e reformës dhe shkëmvbyer pikëpamjet në zhvillimet rajonale. Këshilli përgëzoi forvimin e angazhimit të shqipërisë”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

