“Rama sot bëhet si Putini!”
Deputeti Artur Roshi kundërshtoi sot nismën e PS për ndryshimet në Kushtetutë. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Roshi tha se kryeministri Edi Rama po sillet njëlloj si presidenti rus, Vladimir Putin, duke përjashtuar opozitën nga vendimmarrja reale dhe proceset zgjedhore.
Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi denoncon në foltoren e Kuvendit se janë konstatuar katër vota deputetësh të falsifikuara në grupin prej 28 deputetë që kanë firmosur pro ndryshimeve Kushtetuese.
“Nuk mund të lejoj që të firmos sepse janë 4 firma deputetësh të falsifikuara në listën e 28 deputetëve. Nuk votoj. Nuk mund të rri këtu ku falsifikohet vota në Kuvend. Kjo ju çon në burg, nga tani nis përgjegjësia juaj ligjore”, u shpreh Gjuzi.
Lexoni edhe..
- Nikoll Lesi: Sot, më 30 korrik 2020, Edi Rama ka shansin e jetës!
- Opozita e Bashkuar reagon para seancës: Qëndroji marrëveshjes së nënshkruar
- Palmer: Marrëveshja e 5 qershorit pasqyron bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA
- Manjani: Opozita të vihet në krye të zgjedhjeve. Dialogu u minua nga “tritoli politik” Rama