Rama: Sot miratojmë paktin e 5 Qershorit, do votoj me mendje, jo zemër

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme nuk kanë respektuar aktin normativ për mbajtjen e maskave. Pjesa më e madhe e tyre e kanë mbajtur maskën, por një pjesë e vogël kanë thyer aktin normativ.

Por Edi Rama tha se sot Kuvendi do të votojë me shumicë të gjerë marrëveshjen e 5 qershorit.

“Do të them disa fjalë për votimin që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS-së dhe PD-së dhe aleatëve të saj. Dua ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari, posacërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar edhe shpalljes si tradhtare nga ana juaj. Ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush, që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë sesa aritmetike. Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershorit” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?