Rama takime me strukturat në Kavajë, prezanton Spiropalin si deputeten e re të zonës

Ethet e listave kanë përfshirë të dyja kampet politike. Partia Socialiste ka përfunduar në fundjavë konsultimet për kandidatët potencial që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit përballë koalicionit opozitar, drejtuar nga PD të cilët pritet të lançojnë nesër (12 mars), skuadrën e tyre.

Rama duket se e ka të qartë formacionin e përballjes politike. Sot në një takim me strukturat në Kavajë e Rrogozhinë, Rama ka prezantuar Elisa Spiropalin si deputete që do të përfaqësojë këto zona. Ai tha mes socialistëve se kryetarja e Kuvendit do të jetë më shpesh në këtë zonë pasi ajo do të jetë deputetja juaj.

3 emra nga kampi rozë që do të garojnë me siguri në zgjedhje janë mësuar. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe ai i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?