FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama takohet me Melonin dhe Sunak në Romë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë me ftesë të homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

Përmes një video të postuar në “Facebook”, Rama tregon momentin e takimit me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe atë britanik, Rishi Sunak. Kryeministri bën të ditur se bashkëpunimi trilaterial ishte në fokus të diskutimeve.

“Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se më parë kryeministri Rama ka folur në forumin politik rinor të përvitshëm të së djathtës ‘Atreju’ në Romë ku duke folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri do t’i hapë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar mes tij dhe homologes italiane Giorgia Meloni më 6 Nëntor në Romë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?