Rama takon kryeministrin e landit të Bavarisë: Bashkëpunimi ynë, potencial të jashtëzakonshëm
Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ka patur këtë të premte një takim me kryeministrin e landit të Bavarisë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këtë takim, Rama dhe zoti Horst Seehofer kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Bashkëpunimi i nisur në fushën e arsimit profesional është tejet i rëndësishëm”, mësohet të ketë thënë Rama.
“Potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve është jashtëzakonisht i madh”, ka vlerësuar shefi i qeverisë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

