Rama takon studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor, por flet vetëm ai

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor. Takimi ka filluar me polemika. Një studente, pasi ka bërë pyetje për tarifat, më pas i ka thënë Ramës se rektori i kishte gënjyer për këtë mbledhje dhe se ata nuk e dinin që Rama do të ishte ai prezent. Më pas ka thënë se do të ishte ajo e para që do të largohej sot nga kjo mbledhje sepse ai po mundohet t’i përçajë. Duartrokitjet që mori nga studentët e tjerë nuk i pëlqyen kryeministrit, i cili i pyeti se përse duartrokisnin.

“Çfarë ka për të duartrokitur këtu? Përdorni megafona kur unë jam i gatshëm që t’ju dëgjoj. Mirësjellja duhet të vazhdojë edhe në protestë”, theksoi Rama.

Studentët e Universitetit bujqësor kanë nxjerrë një deklaratë tani se studentët që ndodhen në sallë janë përzgjedhur nga Rektori dhe që janë me lidhje me PS apo kanë familjet në punë shtetrore.

Siç kishin parashikuar vetë studentët protestues se me Edi Ramën nuk dialogohet se fletë vetë dhe nuk të lë flasësh, ashtu po ndodh në universitetin e Kamzës. Vetëm ai po flet.

Kryeministri paralajmëroi studentët, se me refuzimin e dialogut, studentët rrezikojnë të humbasin atë që ndërtuan vetë.
“Hera e parë që studentët refuzojnë dialogun. Megafonin e kam përdorur edhe unë. Megafoni është i nevojshëm kur nuk ju dëgjojnë. Megafoni nevojitet kur nuk të dëgjon njeri. Refuzimi për të folur nuk është argument. E folura me forcë pa argument nuk është vlerë e shtuar. Jeni tmerrësisht larg studentëve të dhjetorit tjetër. Ata ishin kundër një regjimi që mund të nxirrte tanket në rrugë. Ata kërkuan që regjimi të ulej në tavolinë. I dolën përballë përfaqësuesit më të lartë të diktaturës dhe në fund fare fituan. Si do i zgjidhim problemet nëse nuk flasim? Asnjëherë. Rrezikoni të humbi diçka që e krijuat vetë.”, deklaroi Rama.

Garda ka bllokuar studentët që nuk janë përzgjedhur për takim me kryeministrin. “Kontroll trupor pedagogëve që kanë hyrë në dialogun e detyruar me Edi Ramën në ambientet e Universitetit Bujqësor”- shprehen ata.

Një studente e cila është e pranishme në takim me kryeministrin Rama në Universitetin Bujqësor të Kamzës ka denoncuar presionin që iu bëhet. Sipas studentes ata po mbahen peng në takim, edhe pse dëshira e tyre ishte të ishin sot sërish pjesë e protestës, siç kanë bërë për 14-dite me radhë.
“Përshëndetje, jemi studentët te ubt na kanë mbledh ne mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në proteste sepse po na kercenojnë, ne kemi frik nuk na le njeri me dal n’protest. Dekani po na kercenon me mungesat dhe me notat”, shkruan një prej studentëve në redaksinë e Faxweb.al.
Ajo thotë se nuk kanë pasur asnjë njoftim për takim me Ramën, ndërsa thotë se kanë frikë që të largohen nga salla.
‘’Veç na e sollën si pako, vec hyri brenda, se nuk shkruaj dot ngaqë kam frikë dhe që më shohin dhe këta të bëjnë gropën”, shprehet më tej studentja.
“70% e grupit do shkonte në protestë, pjesa tjetër në kafe ose shpi. Kanë ardh nja 30 të tjerë që i solli Leons Hasani qe eshte pedagog dhe kryetar i forumit ekonomik, por mund ta gjeni fare lehte qe esht freshist”, vijon më tej denoncimi.
Leons Hasani me një kërkim të thjeshtë rezulton se është pjesëmarrës i rregullt i kampeve të FRESH (PS)

Takimi vazhdon. Po flet vetëm kryeministri. Studentët vetëm po dëgjojnë.

(vijon)

 

 

 

SHKARKO APP