Rama: Të gjithë të prekurit nga tërmeti, strehim në hotele

Kryeministri Edi Rama, bën të ditur lajmin se për të gjithë familjet që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i fuqishëm që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u shkatërruar shtëpitë, do të ketë një strehim.

Kreu i qeverisë thotë se do të firmosë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja për të gjitha familjet e mbetura pa çati që të strehohen.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?