FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Të mbajmë larg aktorët që kanë interesa të ndryshme nga BE

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministrin gjerman Sigmar Gabriel, konfirmoi angazhimin e Qeverisë për zbatimin e reformës në drejtësi.

“E informova ministrin e Jashtëm për të gjithë hapat që Shqipëria ka marrë për të gjitha projektet dhe hapat për në integrimin europian. Sfida më e rëndësishme është ajo e zbatimit të Vettingut për të çliruar sistemin nga gjykatësit e korruptuar”,- tha Rama.

Kryeministri shtoi se angazhimi i Tiranës është integrimi në BE duke mos u lënë hapësirë faktorëve të tretë. Rikonfirmuam vullnetin tonë për të vijuar me reformat dhe për të bërë gjithçka për integrimin dhe për të mbajtur aktorë të tretë që kërkojnë të përfitojnë nga vakumi dhe nuk kanë lidhje me perspektivën e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?