Rama: Të ngujuarit në çadër kanë frikë nga drejtësia. Nuk tërhiqemi nga asnjë presion

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me votuesit për herë të parë.

Kryeministri Rama shoqërohej nga Bashkim Fino, Bledi Cuçi dhe Mirela Kumbaro. Ai u ndal jo rastësisht tek Fino duke sjellë në vëmendje vitin ’97.

Bashkim Fino është sot me ne si një dëshmi e thjeshtë. Sa herë është puna për të prishur punë, është Saliu. Sa herë është puna për t’u zënë rrugë shqiptarëve kemi Saliun. Nuk e përmenda rastësisht Bashkimin pasi ai është dëshmitar i një historie tragjike për Shqipërinë, një histori që kurrë nuk duhet të përsëritet. Ajo e vitit 1997, kur Shqipëria rrezikoi ta humbte përgjithmonë të ardhmen. Ata që janë sot në çadër, janë protagonistët e asaj historie. Ata janë në çadër për një arsye shumë të qartë: Kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia”, tha Rama në Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Partia Socialiste është sot më shumë e vendosur se kurrë që të mos lejojë përsëritjen e historisë së 20 viteve më parë ku nuk kishte shtet dhe siguri.
Nuk do lejojmë që t’i mbyllet rruga e drejtësisë për të cilën u desh fitorja e PS dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane që të bëhet kaq reale që pas një çerek shekulli më në fund shqiptarët të kenë një drejtësi ku të gjithë janë të barabartë”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në këtë takim me të rinj që i drejtohen për herë të parë kutive të votimit, Rama nuk ka lënë pa shigjetuar opozitën. Ai u ndal tek reforma ne drejtesi duke akuzuar te djathten se eshte armiku numer 1 i kesaj reforme.

Frika nga drejtësia i ka mbyllur në çadër dhe u ka zënë bulevardrin qytetarëve dhe vizitorëve që vijnë në Tiranë dhe ne sot jemi me vendosmërinë më të madhe, për ta bërë Reformën në Drejtësi. Isha i vendosur për ta bërë këtë reformë, për ta nisur, për ti dhënë fund padrejtësisë. Shumë më thanë si do e bësh. Po është një mur që nuk e do këtë, por nuk ka shqiptar që nuk do ta shembë këtë mur të padrejtësisë”.

Kryeministri garantoi se Reforma në Drejtësi do të bëhet dhe se nuk do të tërhiqet përpara asnjë çadre, shantazhi apo kërcënimi.

Ndryshimet kushtetuese i bëri një shumicë që ne nuk mund ta kemi, por bindja ime e thellë ishte që në vitin 2013 se nëse ka një mur që e mban të ndarë vendin nga e ardhmja dhe që duhet shembur është muri i padrejtësisë. Muri i ngritur nga gjykatës e prokurorë të korruptuar që janë të lidhur si mishi me thoin me ata që janë ngujuar në çadër.
Nuk tërhiqemi jo vetëm përpara ndonjë çadre, por as para ndonjë kërcënimi apo shantazhi. Sepse në këtë luftë ne përfaqësojmë Shqipërinë që duam për të gjithë
”, tha Rama.

FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA PARA TË RINJVE

Pse është Bashkimi këtu? Është këtu se ai nuk ikën dot nga Gjirokastra, pavarësisht se puna e ka cuar në Tiranë, sot ai është me ne si dëshmi kuptimplotë e asaj që ka ndodhur. Sa herë është puna për të prishur punë kemi saliun, sa herë është puna për të bërë shtet kemi PS, sa herë është puna për të shkatërruar kemi Saliun, sa herë është puna për të hapur rrugën e vendit kemi PS. Sa herë vjen puna për t’u larguar nga Europa kemi Saliun. Nuk e përmenda rastësisht Bashkimin se është dëshmitar i një historie të dhimbshme, tragjike për vendin, një historie që ndodhi kur shumë nga ju nuk kishit lindur akoma, histori që prindërit tuaj e mbajnë mend mirë dhe kurrë nuk duan të përsëriten.

Ata në çadër kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia. Ajo frikë i ka çuar të mbyllen në çadër dhe ti zënë bulevardin qyt të Tiranës dhe vizitorëve. Sot ne jemi këtu me vendosmërinë më të madhe që Shqipërisë dhe shqiptarëve jo vetëm të mos lejojmë t’u përsëritet historia tragjike e 20 viteve më parë, pa shtet, pa siguri por edhe të mos lejojmë që tu mbyllet rruga e drejtësisë, të cilën u desh fitorja e PS-së në vitin 2013 dhe e Aleancës sonë për Shqipërinë Euro9paine që të hapet dhe të bëhet kaq reale si një mundësi që pas një çerek shekulli padrejtësi, shqiptarë të kenë një drejtësi përpara të cilës janë të gjithë të barabartë. Kjo është drejtësia për të cilën kemi luftuar vendosmërisht. me njëjtën vendosmëri do të luftojmë për stabilitet dhe ekonominë për të rritur mirëqenien. Kur ne vumë në program reformën në drejtësi, para se të merrnim qeverinë, shumëkush thoshte si e vutë në program kur kërkon ndryshime kushtetuese. Por ne e vendosëm sepse bindja ime shumë e thellë ishte qysh në vitin 2013 se nëse ka një mur që e mban të ndarë Shqipërinë nga e ardhmja dhe një mur që duhet shembur për të garantuar të ardhmen është muri i padrejtësisë, i ngritur nga gjykatës e prokurorë të korruptuar që janë të lidhur si mishi me thoin nga ata që janë ngujuar në çadër. Nuk ka një shqiptar që nuk e ndien domosdoshmërinë port ta shembur murin e padrejtësisë.
Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar janë ata që pengojnë vënien në vend përgjithmonë të së drejtës së pronës, të drejtës së çdo qytetari për të qenë të barabartë. Janë armiku i PS dhe me këta armiq ne do të luftojmë dhe nuk do tërhiqemi përpara asnjë çadre, asnjë forme presioni, kërcënimi dhe shantazhi. Me këtë ne përfaqësojmë Shqipërinë që duam për të gjithë.

Më 18 qershor nuk vendoset se kush do ta qeverisë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme, vendoset si do të jetë Shqipëria për 10-15 vitet e ardhshme. Do të vendoset nëse Shqipëria do të kthehet mbrapa. Një kthim mbrapa do të ishte një fatalitet dhe do të na humbte një gjeneratë. Ndaj vota e 18 qershorit është kaq themelore. Çdo vajzë dhe çdo djalë që voton për herë të parë nuk duhet ta lërë pa shfrytëzuar mundësinë që i jep Kushtetuta por duhet të bëjë çmos të bindë edhe të tjerët që për një arsye apo për një tjetër janë me PD dhe për një arsye apo për një tjetër sot ndjehen keq, ndjehen vetëm, të braktisur sepse nuk mund të përqafojnë një alternativë të frikës nga drejtësi, një alternativë që bën thirrje hajde pushtojmë rrugët e Shqipërisë që të mos pushohen nga puna disa prokurorë e gjykatës të korruptuar. që iu kanë siguruar pandëshkueshmërinë atyre që janë në çadër.

Europa e do Shqipërinë në gjirin e saj, por e do Shqipërinë shtet, me gjykata dhe me një drejtësi që bën drejtësi për njerëzit e vet. Nuk mund të pranojë një shtet ku drejtësia është pazar. O me Europën, o me çadrën! O një Shqipëri e integruar si zonjë, qysh na e kanë lënë amanet , ose një Shqipëri në çadër që dridhet nga frika e drejtësisë dhe dinjitetit të një shteti evropian.

Këtu ku kemi ardhur para se të merrnim votën e Gjirokastrës, unë iu kam thënë që mrekullia nuk mund të bëjmë dot por do bëjmë aq sa nuk është bërë në 26 vite së bashku. Patjetër që ka ende shumë nevojë, por kujt do i shkonte mendja që kaq shumë transformime mund të ndodhnin në vetëm 3 vjet e gjysmë që ne jemi në qeveri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?