FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama thërret urgjentisht deputetët e tij. Çfarë lajmi do t’u japë nga ‘Pazari i Ri’?!

Menjëherë pas darkës hermetike për mediat dhe opinionin mes dy krerëve të koalicionit qeverisës, Partia Socialiste do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente të grupit të saj parlamentar. Sipas burime brenda kësaj force politike, ky takim mësohet se është thirrur nga kryetari Edi Rama, i cili pritet të japë sqarime lidhur me takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, me kreun e LSI­së, Ilir Meta.

Pas zërave të besueshëm në media dhe rrethet politike që kanë qarkulluar gjatë këtyre orëve, sipas të cilëve mes dy krerëve të koalicionit është arritur një marrëveshje lidhur me

zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duket se Rama sot do të kryejë edhe formalitetin me deputetët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse pazaret te “Pazari i Ri” janë mbyllur, ende nuk është sqaruar pozicioni që do të mbajë aleanca e majtë në lidhje me opozitën, që vijon protestën në bulevard, ku kërkon me çdo kusht qeveri teknike dhe shtyrje të datës së zgjedhjeve të paktën 100 ditë, si parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme. Më shumë se ndarja e tortës së pushtetit mes Ramës dhe Metës, ajo që përbën emergjencë për gjithë politikën dhe qytetarët është fati i zgjedhjeve, që po afrojnë me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?