Rama thirrje kryeministrit të Ukrainës: Njiheni Kosovën, dëshmoi që nuk ka mbetur peng i së shkuarës

Pasi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ja tha gjatë konferencës së përbashkët në Kiev, kryeministri Edi Rama të njëjtën kërkesë e drejtoi edhe ndaj homologut të tij ukrainas Denys Shmyhal, duke thënë se Ukraina duhet ta njohë Kosovën, pasi e meriton.

Për të argumentuar qëndrimin, Rama tha se paçka se Ukraina nuk e njeh zyrtarisht, Kosova ka marrë të gjitha sanksionet e nevojshme kundër Rusisë, njësoj sot e gjitha vendet e tjera të Europës. Po ashtu tha se Kosova nuk ka mbetur peng i së shkuarës, referuar sjelljes së Kievit kur Kosova ishte nën sulm.

”Konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë, dhe ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë e sëshkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej. Por qëndruan për atë ç’ka besonin për Ukrainë. Kjo do ishte mirë që Ukraina ta konsideronte e të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitet të ri europian që duam të ndërtojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?