FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama “thumbon” Mziun në Kamëz: Artan Lame s’ka bërë aq letra dashurie, sa i ka dërguar Xhelalit për legalizime

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bashkinë Kamëz, për të shpërndarë disa legalizime për banorët e zonës.

Në fjalën e tij para banorëve, Rama nuk i kursei as batutat  në adresë të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i cili sipas Ramës nuk është treguar bashkëpunues në këtë proces. “Lamja (Artan Lame – kreu i ALUZINIT) s’ka bërë aq letra dashurie, sa i ka dërguar Xhelalit për legalizimet e banorëve,” e nisi fjalën e tij kreu i qeverisë.

“Vetëm një rrugë s’ka me pas Xhelali këtu në Kamëz, rruga “Vettingu” se Vettingu është tmerri i Xhelalit, dhe atyre që janë në çadër. Leja e legalizimit është mundësia që gjithë ato para që janë shpenzuar për shtëpinë të kthehen në një titull. Kur shtëpia regjistrohet në hipotekë ato para nuk janë të vdekura, është kapital më pas që përdoret për të tjera gjëra,” tha ndër të tjera Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?