Rama, Topallit: Asnjë maturant nuk do të mbetet pa të drejtë studimi

Rama: Ty dhe partisë tënde nuk ju duhet të lehtësoni njerëzit, por njerëzit i doni viktima. Ju bëni politikë duke gjetur viktima. Ju fërkoni duart duke gjetur viktima. Askush, asnjëherë nuk është ndaluar jo më të ndëshkohet kush nuk paguan energjinë. Janë ndaluar ata që e kanë vjedhur. Nuk e mohoj unë që e para gjë një njeri që merret me politikë është të ndjej dhimbjen dhe e para gjë që merret një njeri me politikë në opozitë është t’i japi zë dhimbjes.

Nëse mbetesh vetëm aty, t’i japësh zë dhimbjes duke rrotulluar thikën me gënjeshtra, shpifje dhe abuzime, kjo është t’i japësh zë gulçimit të brendshëm. Kjo është t’i japësh zë instinkteve më të ulëta të njeriut vetëm e vetëm për të mundur kundërshtarin e vet. Edhe tek rasti i maturantëve.

Unë e mirëkuptoj çdo maturant, çdo prind për shkakun tani që rrotulloni thikën në plagë dhe u thoni atyre se ngelën pa të drejtë studimi. As edhe një nuk ngelet pa të drejtë studimi nga ata që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet është thënë vazhdimisht që nuk do mbetet asnjë vend bosh. Janë kuotat e përcaktuara dhe janë edhe aplikuesit. Kur unë fola për 27 200 aplikues, fola për të gjithë. Unë nuk i ndaj universitetet pavarësisht nëse financohen nga shteti apo privati. Ajo që është e sigurt është që universiteti publik ofron ekzaktësisht 25 mijë vende dhe ministrja të dha shifrën 22 mijë për aplikuesit në universitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?