FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Tregojani këtë foto Voltana Ademit, por mos i tregoni që ju thash unë!

Përmes një postimi në rrjetin social, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar vëmendjen e çdo shkodrani, për të parë një foto.

Bëhet fjalë për gjëndjen e Urës së Bunës, e cila sipas kryeministrit është lënë në herresë dhe mëshirë të fatit nga kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët”- shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?