Rama tregon forcë Shkupit: Të zbardhet “Kumanova”. S’ka NATO pa zbatimin e “Ohrit”

 

Një mesazh tepër i fortë nga Shqipëria shkon për shtetin fqinj Maqedoni, policia e të cilës më 9- 10 maj ndërmori një aksion policor në lagjet ku banonin shqiptarë në Kumanovë dhe ku mbetën të vrarë 22 persona si dhe u shkatërruan dhjetra banesa.

Nga Tirana ku mbahej Ministeriali rajonal kryeministri Edi Rama kërcënoi Maqedoninë me bllokimin e anëtarësimit në NATO nëse nuk do të zbatojë marrëveshjen e Ohrit.

Rama e quajti “të patolerueshme” përzierjen e termit terrorist të trajtimit të tragjedisë së Kumanovës. Po e patolerueshme, tha Rama,  do të jetë vonesa dhe mungesa e transparencës dhe e drejtësisë nga qeveria maqedonase për terrorin dhe dëmet që pasuan banorët e pafajshëm të Kumanovës.

Rama i kujtoi Maqedonisë se  shqiptarët kanë qenë janë dhe mbeten një faktor shtet formues i patjetërsueshëm, i padiskutueshëm dhe i pazevëndësueshëm për integritetin e shetit maqedonas.

Edi Rama: “Për Maqededoninë kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe mbështetës por ndaj të cilës kemi qenë po ashtu të detyruar që edhe në Samitin e Wellsit të kërkojmë respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit.

Do të ishte thjesht e pamundur që unë t’i shmangesha në këtë moment dy fjalëve për Maqedoninë e tragjedinë e Kumanovës ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese.

Kjo është e papranushme jo vetëm për ne por dhe për vetë interesin e Maqedonisë dhe autoritetet maqedonasde duhet ta kenë shumë të qartë. Shqiptarët kanë qenë janë dhe mbeten një faktor shtet formues i patjetërsueshëm, i padiskutueshëm dhe i pazevëndësueshëm për integritetin e shetit maqedonas.

Dhe asgjë më e gabuar dhe asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët kundër terrorizmit sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmit por demokracinë dhe në trajtimin e fenomeneve që nuk janë kërcënime terroriste por shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë.

Përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe qeverinë shqiptare vonesa dhe ende më keq mungesa e transparencës dhe e drejësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”

Shqipëria e të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme.

Një Maqedoni demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO-s por s’mund të jetë pjesë e saj pa trajtuar në fryëm e në gërmë vlerat eparimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak por një aleancë të popujve e vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrozimit

Që do të thotë se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa respektuar në frymë e në gërmë Marrëveshjen e Ohrit

Rama foli në ditën e dytë të samitit për “dhunën estremiste në rajon”, që u mbajt sot paradite në hotel Tirana në kryeqytet dhe, ku Maqedonia përfaqësohet në nivel zëvëndës ministri, pasi ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska dha dorëheqjen pas ngjarjeve në Kumanovë.

Në fjalën e tij Rama nënvizoi se terrorizmi është një nga shqetësimet që aktualisht ka prekur jo vetëm Ballkanin por të gjithë botën. Kreu i qeverisë shqiptare tha se përballë kësaj sfide bashkëpunimi mes shteteve është një domosdoshmëri.

SHKARKO APP