Rama tregon suksesin tek spitali Traumës: Teknika e avancuar Whipple, realizohet ndërhyrja tek një paciente 33-vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për një operacion që u finalizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa. Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.

Postimi i plotë

Rast suksesi në Spitalin Universitar të Traumës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses tek një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni u krye me teknikën e avancuar Whipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacione.

Mirënjohje për përkushtimin e ekipit: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?