Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve iu ishin shembur shtëpitë, pra ai u dha çelësat e 404 apartamenteve të përfunduara.

Kreu i ekzekutivit tha se apartamentet e ndërtuara u përkasin banorëve duke theksuar faktin se nuk u duhet të paguajnë asgjë dhe se duhet të mirëmbahet ambienti i përbashkët.

“Ajo që është e rëndësishme është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi asnjë borxh, asgjë. I keni prona tuajat. T’i gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni gjithë këtë ambientin, për të mirën e të gjithëve. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë”- u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa nuk i kurseu batutat me qytetarët që kishin dalë për ta pritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jeni këtu si me qenë në mes të Tiranës po atje kushtojnë shumë ndërsa këtu janë falas. Tani vetëm mirëmbajtje, ju lutem. Të gjitha këto duhen mirëmbajtur”- tha kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?