Rama u premton emigrantëve në Kretë: Nuk keni nevojë për pasaportë greke po u integrua Shqipëria në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Kretë, theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin pafund për dokumentet greke apo marrëveshjen e pensioneve, por më 11 maj të votojnë për forcën e duhur për të marrë pasaportën e BE. Rama tha se emigrantet shqiptar në Greqi, nuk do të kenë nevojë për pasaportë greke po u integrua Shqipëria në BE.

‘Pyetja që pret të marrë përgjigje është pyetja që shumë nga ju shpesh bëni për dokumentet. Për të qenë më në fund të njëjtë të barabartë pa asnjë dallim jo vetëm në jetën e përditshme të punë , por edhe në letrat e këtij shteti.

Sot kemi mundësinë e artë që ndërkohë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë marrëdhënie shumë pozitive me fqinjët tanë këtu në Greqi, të mos presim deri kur do bëhen dokumentet për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu dhe të mos presim se deri kur do të përfundojë gjithë negociata për marrëveshjen e pensioneve, që është më e vështira dhe ka mbetur e fundit, por në 11 maj të votojmë aty ku gjendet forca e duhur, që atë pasaportën që ju duhet nga 10-15 vite ta merrni nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë të BE”, tha Rama.

SHKARKO APP