Rama: Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare

Kryeministri, Edi Rama, ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që shpallën fitues Albin Kurtin dhe Partinë Vetëvendosja.

Kreu i qeverisë shqiptare i cilëson zgjedhjet në Kosovë të suksesshme, ndërsa uron Kurtin, Vjosa Osmanin, që doli e dyta për nga numri i votave, si dhe Kadri Veselin, për pranimin shembullor të rezultatit.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare??Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?