Rama, Vangjel Dules: Kisha mund të thërrasë në rrugë të drejtë
Edi Rama ka thumbuar nga Finiqi Vangjel Dulen duke bërë lojëra fjalësh me të pranishmit në një takim ku shpërndau legalizime falas. Kreu i qeverisë pyeti banorët se ku ishte Dule, ndërsa njëri prej të pranishmëve i thotë se ishte në gjumë.
Rama pohoi se e njihte Dulen dhe se e kishte mik, ndërsa nuk kurseu as batutat për ‘jorgot’ dhe Athinën zyrtare. Rama tha se vetëm kisha mund ta thërrasë në rrugë të drejtë.
“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

