Rama vazhdon marshimin kundër mediave dhe ndërkombëtarëve
Pavarësisht kritikave nga ndërkombëtarët dhe mediat në Tiranë, qeveria “Rama” ka vendosur të vijojë me miratimin e ligjit kundër mediave. Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka votuar pro paketës “anti-shpifje” pa bërë asnjë ndryshim nga projekti i kritikuar i qeverisë “Rama”.
Ligji është miratuar në të njëjtën kohë kur gazetarë, shoqata të mediave dhe përfaqësues të opozitës zhvilluan një takim ku kundërshtuan pikat e këtij ligji që rikthejnë censurën.
Pas votimit në komision ligji pritet të dërgohet për votim në seancën e Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

