Rama vazhdon talljen me Bashën

Kryeministri Edi Rama edhe sot ka ironizuar liderin e opozitës Lulzim Basha. Në profilin e tij në facebook Rama ka publikuar një fotografi ku shfaqet Lulzim Basha e cila ka një mbishkrim ku shkruhet:

“Nesër do nisemi për Barcelonë të mos lejojmë Juven të futet në fushë”.

Këtë postim Rama e shoqëron me disa ikona duke qeshur me të madhe. Duhet thënë se Kryeministri është një tifoz i skuadrës së Juventusit e cila do të luajë ditën e nesërme me Barcelonën. Në ndeshjen e para Juventusi mundi Barçën 3 me 0 ku edhe me këtë rezulta Rama ironizoi Bashën duke thënë se “kush është më Barçen të futet tek çadra e PD”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?