Rama: Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turistike
Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turisitike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon”, deklaron Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Shefi i qeverisë thekson se Via Egnatia po rilind duke u kthyer në një atraksion turistik, ndërsa poston edhe disa foto të turit të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Venecias.
“Del nga ferrat dhe pluhuri i harresës Via Egnatia, një nga 10 rrugët antike të cilësuara si më te rëndësishmet në botë, e cila lidhte Perëndimin me Orientin përmes Durrësit e Konstandinopojës”, shkruan Rama.
Duke ndjekur modelet europiane të itinerareve historike si Via Frangigena apo itineraret e Santiago de Compostela, shton Kryeministri, Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turisitike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon. Këto foto sjellin pamje nga turi i parë njohës i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Venecias me këtë trashëgimi të çmuar tonën”.