Rama viziton Novoselën: Situata më pozitive se në 2015
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Novoselë të Vlorës për të inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet. Kryeministri ka premtuar vijimin e investimeve për përforcimin e argjinaturave dhe furnizimin me idrovore.
Kreu i qeverisë thekson se edhe pse reshjet këtë vit kanë qenë më të dendura se në vitin 2015, situata është më ndryshe.
“Vlorë aty ku edhe pse intesiteti i rreshjeve është më i dendur këtë vit në krahasim me 2015, situata është shumë e ndryshme; ka më pak familje të evakuuara (560 në 2015 – 80 këto ditë); më pak shtëpi të dëmtuara dhe asnjë kokë bagëti e humbur.
Investimet në argjinaturën e lumit, furnizimi me dy linja i hidrovorëve, si dhe puna e mirëorganizuar me forca të pesëfishuara në terren, na dhanë një aftësi mbrojtëse shumë më të madhe krahasuar me 2015!
Respekt për të gjithë punonjësir e shtetit që janë të angazhuar ditë-natë pranë familjeve të prekura nga moti i tërbuar?” nënvizon Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155359659261523/