Rama: VORA e demokratëve t’socializum’

“VORA e demokratëve t’socializum’- shkruan Edi Rama.

Çfarë gjetje, “demokratëve t’socializum!

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Vorë ku është takuar me disa qytetarë me të cilët ka biseduar për projektet që po zbatohen në qytet.

Duke përmendur rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti dhe dorëzimin e tyre tek pronarët, Rama tha se shumë prej banorëve të Vorës kishin shfaqur mosbesim në fillim por pasi përfundimit të projektit u bindën mbi punët që po kryente pushteti lokal dhe qendror.

“Këtu në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tironës. Të gjitha shtëpitë u dhanë falas si pronë e patundshme e atyre të cilëve ua shembi banesat tërmeti. Shumica nuk besonin se do shihnin më derë shtëpie tamam. Më kanë mësyrë në derë demokratët e socializum, që nga Mandi këtu”- tha Rama, ndërsa pati edhe shkëmbime batutash me banorët që e shoqëronin.

Qytetari: Nga PD u bëra PS edhe me kartë të re. Nga punët e mira që janë bërë në Vorë

Rama: I le iluzionet tani, do vetëm fakte

Qytetari: Po po

Rama: Shumë mrië, po ç’është more kjo, jam me këtë jam me atë? Jo jo, jam me punën!

Një tjetër qytetar: Puna tregon veten. Një miku im thotë në Amerikë nuk ka përplasje demokratë me Republikanë, vetëm kush punon.

Rama: Po si the, dukesha i rëndë nga televizori ë?

Kur të shikon dukesh njeri i ftohtë, që nuk ke dhembshuri por jo je tjetër njeri nga afër.

Rama: Po dëgjoje popullin kur thotë, djalli nuk është aq i zi sa duket, afroje djallin.

SHKARKO APP