Rama: Votimi elektronik, alibi e opozitës për humbjen e tyre

Në qendër të Komunikimit të tij Javor, kryeministri Edi Rama kishte çështjen e votimit elektronik.

Gjatë fjalës së tij, ai e quajti votimin elektronik si një alibi për opozitën e cila e di se do t’i humbë zgjedhjet.

“Opozita kërkon votim elektronik për të fituar zgjedhjet. Shqipëria ka ende luftë me korrupsionin, krimin, kjo nuk as diskutohet, por ka një përpjekje të qeverisë për të përmirësuar vendin, për të rritur ekonominë, për të forcuar rendin e sigurinë, për të velrësuar meritën, por si mund të krahasohet sot qeveria jonë, me atë që ishte. Sigurisht që mund të bëjmë më shumë, por nuk jemi të përsosur, kemi bërë dhe ne gabimet tona në përpjekje për të përmirësuar Shqipërinë. Megjithatë mbetemi te votimi elektronik, ne jemi skeptikë për votimin e numërimin elektronik. Pse mund të jetë problematik se ai tradicional? Gjermania e ka shpallu antikushtetues. Kemi mësuar pse është i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë. megjithatë nuk m OSBE të na miratojë një plan kontrekt, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë, dhe e mbështesim. Këshillë opiztës: Ktheuni në realitet, dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se Partia Demokratike nuk kishte një lidership të ri, por një kryetar të ri, dhe se ishte një parti që nuk paraqiste asnjë program për të ardhmen e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“A ka opozita sot një lidership të ri? Dhe nëse ka a është më i votueshëm e më i besuar se ai që u nxorr nga dera me 1 milion shuplaka? Po të thosha po, do çudisja edhe vetë kryetarin e ri të PD. Sepse PD ka një kryetar të ri, por jo një lider të ri, qoftë në frymë e përmbajtje. Por edhe nëse e kanë, nuk e kanë më të besueshëm. Të gjithë e dinë se vetë demokratët nuk kanë më shumë, por më pak arsye të besojnë tek lidershipi i tyre. Ata nuk kanë asnjë arsye për t’i besuar Shqipërinë më 18 qershor. Po e ka vallë opozita një program të ri, për të bindur se ja vlen të votohet? Programi i ri i PD-së është një fotokopje e dobët e të vjetrit. Është edhe më i gabuar se ai i vitit 2009. Ata i thonë më jepni votën që të kthej taksën e sheshtë, dhe 97% nga ju të paguajnë për qeverinë më shumë taksa nga rroga e tyre. Ndërsa biznesi të paguajë më pak. Ku gjenden kaq budallenj që me votën e tyre të shkojnë si cjapi te kasapi. A ka një skuadër idesh të punëve të mbaruara kjo opozitë që pretendon se nuk ka humbur por është mundur nga paraja e krimi? Jo, dallimi i kandidatëve tanë dhe i atyre në zgjedhjet e 2013-s dhe 2015-s ishte vetëm dallimi i fituesve dhe humbësve, ndërkohë që e dinë edhe vetë demokratët se nëse kryetari i sotëm i PD-së është një fotokopje e zbehtë e atij që ishte, dihet që ato kandidatë janë rezervat e lodhura të një ndeshjeje të luajtur më 23 qershor 2013”

Rama në fjalën e tij shprehu gadishmërinë për të vendosur sistemin elektronik të votimit dhe numërimit të votave nëse vinte një propozim serioz nga OSBE-ODIHR.

“Opozita kërkon votim elektronik për të fituar zgjedhjet. Shqipëria ka ende luftë me korrupsionin, krimin, kjo nuk as diskutohet, por ka një përpjekje të qeverisë për të përmirësuar vendin, për të rritur ekonominë, për të forcuar rendin e sigurinë, për të velrësuar meritën, por si mund të krahasohet sot qeveria jonë, me atë që ishte. Sigurisht që mund të bëjmë më shumë, por nuk jemi të përsosur, kemi bërë dhe ne gabimet tona në përpjekje për të përmirësuar Shqipërinë. Megjithatë mbetemi te votimi elektronik, ne jemi skeptikë për votimin e numërimin elektronik. Pse mund të jetë problematik se ai tradicional? Gjermania e ka shpallu antikushtetues. Kemi mësuar pse është i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë. megjithatë nuk m OSBE të na miratojë një plan kontrekt, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë, dhe e mbështesim. Këshillë opozitës: Ktheuni në realitet, dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë,” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?