Rama zgjedh minatorët për të thënë mirëmëngjes: Dinjitet i rilindur! Nëse ndalemi…
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale si çdo ditë me një imazh kësaj radhe të minatorëve.
Për shefin e qeverisë kjo foto përcakton imazhin e dinjitetit të rilindur të punonjësve të nëntokës.
Rama thotë se ka shumë për të humbur nëse ndalemi sot.
“Mirëmëngjes ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare?.
Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.
Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam ???? me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie?”, shkruan Rama në “Facebook”.

KOHA JONË SONDAZH

