FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama “zgjohet” në rezidencën e re në Vaqarr: Shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar dhe bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe

Ditën e djeshme (e shtunë), kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, dorëzuan çelsat e banesave të reja për banorët që tërmeti i la pa strehë.

Këtë mëngjes, kreu i qeverisë ka publikuar një video të aktivitetit që u mbajt në rezidencën e re në Vaqarr, ku thotë se ky investim u arrit falë solidaritet shqiptar dhe bashkëpunimit me “Fundjavë Ndryshe”.

Në video shfaqet minutë pas minutë i gjithë transformimi i zonës, deri në ndërtimin përfundimtar të shtëpive të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmëngjes, dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?