Rama:Me 21 korrik votojmë çdo draft të PD të miratuar nga SHBA dhe BE

Një ditë pasi i çliroi veten nga çdo lloj përgjegjësie mbi të ardhmen e reformës në drejtësi, duke i propozuar Partisë Demokratike ta ‘shkruajë’ vetë si e do draftin, të marrë bekimin e ndërkombëtarëve dhe mazhoranca do ta votojë, Rama doli sot në konferëncë për mediat për të sqaruar këtë propozim.

Rama: PD refuzoi edhe formulën e kompromisit të propozuar nga SHBA dhe BE përmes Ndihmës/Sekretares Viktoria Nuland.Pasi i rrokanisi kokën shqiptarëve dhe aleatëve strategjikë të Shqipërisë me nenin 88 dhe mori pikë e presje atë që kërkoi nxori një bisht tjetër.Duke ngritur pikëpyetjen e pabesueshme mbi besueshmërinë, integritetin dhe rolin e partnerëve tanë ndërkombëtarë në proçesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.Nuk u befasova unë dhe nuk u befasua askush qe e di mirë se në çfarë fle lepuri i frikës nga drejtësia që është kryekëshilltari i opozitës për reformën në drejtësi.Frika. Por sigurisht u befasuan dhe zhgënjyen aleatët e Shqipërisë, të cilët janë investuar masivisht si kurrë më parë për një reformë në Shqipërinë e çerekshekullit. Kërkesa e re e PD dhe klithma e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit të vendit nga rreziku i ri euroamerikan janë dëshmia ulëritëse e të vërtetës se opozitarët tanë nuk u zhytën në ujin e Venecias për të nxjerrë sistemin e drejtësisë nga goja e peshkaqenit që donte të kapte drejtësinë përmes reformës. Pretendimi i tyre neni 55 nëe dimër dhe 88 në pranverë ishte vetëm alibi e menduar me idenë se ne nuk do hapnim rrugën e kompromisit, sidoqoftë tejk e fundit nuk cënon thelbin e reformës.Kur kjo alibi ra si kështjellë në rërë, na vendosin në tavolinë formulën e kompromisit nga Ndihmës/Sekretarja e Shtetit, PD kërkoi 48 orë kohë për të marrë veten dhe ndërtuar alibi të re. Këtë herë dhe më absurde se e para, rreziku euroamerikan. Të ndihmuar nga sovranistë që varen prej parave të padeklaruara në media ka nisur poërpjekje të dëshpëruar për të bindur shqiptarët se vettingun e prokurorëve dhe gjykatësve Shqipëria sovrane mund ta bëjë më mirë duke ua lënë në dorë Gjin Ndrecës apo Vladimir Jonuzit sesa Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

….Une e pres Lulzim Bashen deri ne ora 10 te dates 21 korrik ne çdo ore qe ai do per te folur e firmosur nese bie dakort me SHBA e BE- perfundoi Edi Rama

SHKARKO APP