Rama:Ristani i dehur pas orës 10.00
Kryeministri Edi Rama ka mohuar spekulimet se aleati i tij Ilir Meta, ka kërkuar largimin e ministrit Samir Tahiri.
Rama ka thënë në emisionin Opinion se s’ka pasur asnjë debat me Metën dhe këto janë fantazi.
“Kisha menduar se do kishim shumë më tepër debate dhe konflikte të natyrës politike, se sa kemi patur. Kemi patur debate shumë të rralla dhe asnjë konflikt. Kemi patur fare pak probleme, me partinë dhe individët. Me Ilir Metën diskutojmë rregullisht, hapur, ju siguiroj që në asnjë rast nuk kemi patur distancë”, tha Rama
Fevziu: A ju ka kërkuar Ilir Meta largimin e ministtrit Tahiri?
Rama: S’më ka kërkuar largimin e askujt nga qeveria. Në asnjë moment Ilir Meta dhe unë nuk kemi folur për ndryshime qeverie. Ne asnjë moment nuk kanë qenë të vërteta ato zbulime që ju shiten shqiprtarëve si të vërteta të brendshme.
Fevziu: Ju dhe ministri Tahiri jeni akuzuar se me makinat tuaja bëhet trafik droge…
Rama: Opozita akuzon por nuk jep asnjë emër. E para s’mbaj përgjegjësi ç’bëjnë kushërinjtë, se di fare ku janë e ça bëjnë. Këto akuza janë bërë nga Ristani? Ristani nga ora 10 deri në 10 e gjysëm dëgjohet kur bën dopingun, pas asaj ore është i dehur, nuk ka asnjë lidhje, është pa lidhje.”
I pyetur lidhur me deklaratat e Fatos Lubonjës se shqiptarë duan të gjithë të ikin dhe se ata që qëndrojnë janë të nënshtruar, Rama tha: “Po ky iku apo këtu është akoma? Fatosi ka opinione të gabuara, por nuk është nga ata që ikën nga Shqipëri
KOHA JONË SONDAZH

