Rama:Turp për BE që votoi kundër liberalizimit të vizave në Kosovë

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni ushtarake në Pallatin Presidencial në Lubjanë nga kryeministri slloven Miro Cerar, më të cilin zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas një takim mes delegacioneve respektive.

Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon, me theks Kosovën.

Kryeministri shqiptar theksoi se qeveria mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehu bindjen se njohja sa më e shpejte e Kosovës nga Serbia, do të jetë në dobi të vetë Serbisë, si dhe do të lehtësojë proceset bashkëpunuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e një vendimmarrjeje sa më të shpejtë nga ana e BE për liberalizmin e vizave me Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend, dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, është një turp për BE”, u shpreh Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?