Ramës i mbahet fryma kur sheh kundërshtarin e Spiropalit në Kamëz (VIDEO)

Këtë të mërkurë kreu i PS-së, Edi Rama në vend që të prezantonte kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, kishte zgjedhur që të përbalte kandidatët e opozitës. Por kur në monitorin e madh i doli Elisa Spiropali dhe në anën tjetër ishte kreu i LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu i cili është ”kundërshtari” i Spiropalit në Kamëz, Ramës po i mbahej fryma dhe nuk e komentoi ish-deputetin e LSI-së.

Pse? Një pyetje e vështirë por nga ajo që mund të mendohet është frika e madhe e PS-së në Kamëz, pasi përballë kanë Përparim Spahiun, një nga figurat e rralla që ka politika jonë, një nga ekonomistët më të mirë të vendit, që gjithmonë ka treguar me fakte sesi qeveria ka abuzuar në këtë sektor kaq të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Beteja e 25 prillit është e fortë, dhe kur sot kryeministri përqeshte kandidatët e opozitës, vetëm tek Përparim Spahiu heshti, mori frymë thellë pasi diçka po e ngacmonte, diçka po e mundon kreun e PS-së. Të jetë humbja e madhe që do të pësojë PS-ja në Kamëz? Për më shumë shihni videon e mëposhtme!

SHKARKO APP