Edhe Tauant Balla kujtohet tani për Fatos Nanon

Nga Taulant Balla

Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.

Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:

si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994,

zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës,

kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit,

miratimi i Kushtetutës në 1998,

kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999,

hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3351550488223862

Armiqtë e padukshëm

Me 1 shtator, kryeministri Edi Rama mblodhi në Elbasan grupin parlamentar të Partisë Socialiste ku ndau porositë dhe caktoi drejtuesit politikë në qarqe. Edi Rama i ftoi deputetët socialistë që të reflektojnë dhe të punojnë si skuadër për të marrë mandatin e tretë vitin e ardhshëm.

Kryeministri Rama dha mesazhe të qarta për socialistët, ndërsa u fokusua tek kundërshtarët brenda PS-së, që i quajti armiq të padukshëm.

“Shumica e shqiptarëve tanimë bazuar në normën e re të listave të hapura do të jetë më e gjerë. Unë nuk do të them asnjë fjalë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të shohim te ata, aq më pak kërkojmë nga vetja, sa më shumë flasim për ata, aq më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë. Ata janë humbës kronikë. Më mirë se çdo gjë dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Ata janë një fatkeqësi, jo thjesht për veten, por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shumë dhe më shpejt dhe nuk stimulojmë opinionin publik të mprehë këndvështrimin mbi të gjithë ne. Ne duhet të shohim sa më shumë tek kundërshtarët e padukshëm, tek disa që humbin durimin brenda familjes sonë të madhe, brenda territorit që mbulon gjithë PS për t’i arritur, prekur, kuptuar siç duhet këto ndjesi. Duhet të shohim te lëkundja e disave, pritshmëria e papërmbushur, te zhgënjimi dhe e disave brenda familjes sonë të madhe në territorin që mbulon gjithë Partia Socialiste për t’i arritur, prekur dhe kuptuar këto ndjesi. Nuk duhet të shikojmë jashtë nesh, por brenda, jo rrotull njëri-tjetrit, por te vetja. Më lejoni të bëj një kopjac të vogël, ‘duhet të pyesim jo çdo bëjë PS-ja për mua, por unë për PS-në’. Nuk kemi më kohë, përballja me gjykimin e popullit është nesër. As kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk kemi. Çfarë mund të kërkoni më ju nga PS-ja, që t’i bëni hyzmet pa u lodhur. Çfarë mund të kërkoni tjetër ju, për t’iu përgjigjur njerëzve që kanë nevojë t’ua qani hallin edhe kur nuk ua zgjidhni. Çfarë mund të kërkoni pas 7 vitesh apo disa prej 3 vitesh për të bërë 7 herë më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi. Ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni nga vetja, llogari vetes. Jam po unë ai që i neveris ata që deputetët i barazojnë me të keqen”, tha ai. / Herion Mesi

H. Mesi

SHKARKO APP