Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në 2020-2021

Aktualitet E hënë, 9 Maj 2022 08:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi ka pasur një rritje të trafikimit të kokainës gjatë viteve të fundit.

Konstatimi është bërë nga Raporti i Drogave, i publikuar së fundmi nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA).

“Konfiskimet individuale në 2020 dhe 2021 mund të sugjerojnë se trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të jetë rritur. Për shembull, 143 kilogramë u kapën në portin e Durrësit, Shqipëri në prill 2021, ndërsa 1.4 ton u kapën në gusht 2021 dhe 500 kilogramë në janar 2022 në portin e Tivarit, Mali i Zi. Autoritetet malazeze dyshojnë gjithashtu se më shumë se 3 ton u kontrabanduan përmes portit të Tivarit në gjysmën e dytë të vitit 2021. Për më tepër, Kosova kapi një ngarkesë prej 400 kilogramësh kokainë në maj 2021 pasi ishte kontrabanduar përmes portit shqiptar të Durrësit”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje faktin se grupet shqipfolëse kanë rritur trafikun dhe në portet e tjera të Europës.

“Shumica e kokainës së disponueshme në Evropë vazhdon të kontrabandohet në portet më të mëdha të kontejnerëve të BE-së të vendosura në Belgjikë (AntWerp), Holandë (Roterdam) dhe Spanjë (Valencia dhe Algeciras). Përveç Hamburgut (Gjermani), portet në Francë (Le Havre, Dunkerque, Marseille), Rumani (Konstancë) dhe Itali (Gioia Tauro), për shembull, janë bërë gjithashtu pika të rëndësishme hyrjeje të kokainës. Autoritetet gjermane ia atribuojnë rritjen e fundit të konfiskimeve në portin e Hamburgut aktiviteteve të rrjeteve të krimit të organizuar ballkanik dhe shqipfolës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Raporti thekson se grupet shqipfolëse janë tërhequr vitet e fundit nga normat e larta të fitimit të këtij tregu.

“Fitimet e konsiderueshme të lidhura me tregtinë e kokainës kanë tërhequr shumë rrjete kriminale me bazë në BE që të përfshihen në këtë treg. Disa prej tyre operojnë në qendrat kryesore të shpërndarjes së BE-së dhe gjithashtu organizojnë dërgesa nga vendet e origjinës dhe tranzitit në BE. Shumica e rrjeteve kriminale të raportuara në Europol kanë qenë aktive për më shumë se 10 vjet, me disa aktorë që kanë luajtur një rol kyç për dekada, si rrjetet italiane, ndërsa lojtarët e rinj janë në kërkim të një pjese më të madhe të tregut të kokainës. si rrjetet shqiptare, belge, britanike, holandeze, franceze, irlandeze, marokene, serbe, spanjolle dhe turke”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

EMCDDA vlerëson se tregu i shitjes me pakicë të kokainës në BE kishte vlerë të paktën 10.5 miliardë euro (nga 7.7 miliardë deri në 12.8 miliardë euro) në vitin 2020. Kjo përfaqëson rreth një të tretën e tregut të paligjshëm të të gjitha drogave dhe e bën kokainën tregun e dytë më të madh, pas kanabis.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 23 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 28 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 35 minutash

Më herët, raporti përmendte rritjen e rolit të grupeve shqipfolëse në tregun e kokainës në Europë, që është zgjeruar ndjeshëm që nga viti 2017. Rrjetet kriminale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, sidomos ato shqipfolëse janë shfaqur në rreth 10 vitet e fundit si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në BE.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Megjithatë, një rrjet kriminal shqipfolës e braktisi këtë model dhe vendosi kontrollin e importit dhe shpërndarjes. Duke përdorur mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për konsumatorët në të gjithë Europën. Kokaina u kontrabandua përtej kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehura. Kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësor të dërgesave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien, i ngjashëm me sistemin e transferimit të hawala, thuhet në raport./Monitor.al

Etiketat e lidhura

koakinëporte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.