Raporti final i OSBE-ODIHR: Zgjedhjet e 21 qershorit, me probleme
OSBE-ODIHR do të publikojnë sot raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Teksa portali 'lapsi.al' bën me dije paraprakisht se korrespondenti i tij në Vjenë ka arritur të sigurojë një pjesë të përmbajtjes së tij dhe se ky raport është në të njëjëtn linjë me raportin paraprak.
Konkretisht, sipas tij, OSBE-ODIHR shpreh shqetësimin për integritetin e listës së votuesve, mungesën e lirisë së votuesve për të hedhur votën e tyre (në kundështim me angazhimin e OSBE) dhe për frikësimin e votuesve.
Raporti ofron gjithashtu rekomandimet për të mbështetur përpjekjet për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me angazhimet e OSBE, detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.
Ashtu si në draftin e publikuar më 22 qershor ashtu edhe në raportin final, OSBE-ODIHR sheh gjithashtu si shqetësim blerjen e votës dhe ndikimin e politikës në proces dhe në vendimmarrjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
KOHA JONË SONDAZH

